Fatmir Limaj: Kurti është frikacak në vendime

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, ka kritikuar vendimin e kryeministrit Albin Kurti për shkallëzimin e sanksioneve për të gjithë ata që nuk konvertojnë targat ilegale serbe në ato të Republikës së Kosovës.

Limaj e ka quajtur Kurtin frikacak në vendime.

“Ky qëndrim për targat është qëndrim frikacak, sepse s’ka dinjitet për me dal e me i thonë qyetatrit “po, po i shtyjë ose spo i shtyjë”, por po i mbuloj me faza, po e pshtjelli pak sepse është frikacak, është frikacak në vendime”, tha Limaj në Konventën politike “Veprat flasin”, transmeton Klankosova.tv.

“Frika ime është se ky po e fut Kosovën në një situatë që është vështirë për ta nxjerrur. Marrëveshjet e këqija dhe kompromiset e mëdha vijnë nga njerëz të tillë. Nga kjo që po shohim, Kosova po shkon drejt një marrëveshje që nuk e ka as njohjen e as anëtarësimin në OKB. Do ta ketë edhe Zajednicën e fuqishme brenda. Ky do të jetë dhurata për ata që e kanë votuar Albin Kurtin për patriot”, ka deklaruar Limaj.