Fatmir Limaj çudit me preferencat e tij në AAK, mes tyre voton edhe atë që e braktisi, Haxhi Shalën

Kreu i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj ka treguar 5-shen e preferuar në AAK.

Mes emrave tjerë që tha, ra në sy edhe vota për Haxhi Shalën, ish-deputet i Nismës, që i “tradhëtoi” në mes të legjislaturës së kaluar, me aderimin në AAK, transmeton Ballkani.info.

Ai tha se të preferuarit e tij në këtë listë janë: Time Kadrijaj, Teuta Haxhiu, Daut Haradinaj, Bekë Berisha e Haxhi Shala, derisa admirimin e shprehu edhe për Gazmend Sylën.