Fatmir Limaj: Bekim Berisha-Abeja frymëzim për brezat e ardhshëm

Kryetari i Nismës socialdemokrate, Fatmir Limaj ka përkujtuar Bekim Berisha-Abeja në 21-vjetorin e rënies.

Limaj ka shkruar se Bekim Berisha me shokë ranë duke i dalë zot vendit, kurse kontributi i tyre është fryëmzim për brezat e ardhshëm.

“Në 21-vjetorin e rënies, Kosova sot nderon dhe përkujton me pietet të lartë heronjtë e kombit Bekim Berisha-Abeja, Bedri Shala, Elton Zherka dhe Permet Vula. Bekim Berisha-Abeja bashkë me bashkëluftëtarët e tij ranë në altarin e lirisë duke i dalë zot vendit. Kontributi i jashtëzakonshëm i Bekim Berishës-Abesë për lirinë e Kosovës ishte dhe do të mbetet frymëzim edhe për brezat e ardhshëm”, ka shkruar Limaj.

Limaj ka thënë se Kosova do t’u jetë përjetë mirënjohëse.

“Liria e Kosovës është arritur me mundin, sakrificën dhe gjakun e shumë brezave. Kosova do t’i nderojë dhe do t’u jetë përjetë mirënjohëse të gjithë atyre që e bënë të mundur lirinë e Kosovës”, ka thënë Limaj.

loading…