Kandidatja për deputete nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK), Fatime Shala ka falendëruar banorët e lagjes “Dardania” në Pejë për mbështetjen e dhënë për zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit.

Shala përmes një postimi në rrjetin soical Facebook ka thënë se PDK ka mbështetjen e të gjithëve.

“Faleminderit Dardani për pritjen e ngrohtë dhe mbështetjen e jashtëzakonshme sot! Me këtë energji do të vazhdoj të punoj për një të ardhme më të mirë për të gjithë”, ka shkruar ajo. Fatime Shala në zgjedhjet parlamentare garon me numrin 93.

Fatime Shala është kryetare e të rinjve të PDK-së në Pejë dhe nënkryetare e të rinjve në nivel vendi nga kjo parti.

Ajo është asamblistja me e re në Komunën e Pejës.

Për më të tepër, Fatimja është bija e luftëtarit të shquar Avni Shala, i njohur si komandant Tuli. /Ballkani.info/