Fatime Shala, kandidate e PDK-së për deputete, ka takuar sot banorët e fshatit Caravik të Klinës.
“Në Caravik të Klinës, vendlindjen e Kryetarit, Sokol Bashota, nën një atmosferë entuziazmi dhe mbështetjeje, u mirëpritëm nga Albion Krasniqi, si dhe simpatizantë të Partisë Demokratike të Kosovës. Energjia pozitive dhe përkushtimi i të pranishmëve treguan qartë se PDK po shënon rritje të vazhdueshme, dita-ditës”, ka shkruar Shala.
Ajo ka shkruar se “Me besim në fitoren tonë, ftojmë të gjithë që të festojmë së bashku më 9 shkurt!”.
Fatime Shala në zgjedhjet e 9 shkurtit garon me numër 93. /Ballkani.info/







