Fati e Messi shënojnë për fitoren e re të Barcelonës

Barcelona ka fituar ndeshjen e xhiros së 29-të të La Ligas spanjolle.

Të martën mbrëma Barcelona fitoi 2:0 ndaj Leganesit. Me këtë fitore Barcelona prinë në tabelë me 64 pikë, pesë më shumë se Real Madridi. Reali të enjten luan nga ora 22:00 ndaj Valencias.

Gara për titull të Spanjës pritet të vazhdojë në mes të Barcelonës dhe Realit.

Ansu Fati kaloi në epërsi Barcelonën në ndeshjen ndaj Leganesit. Ai realizoi në minutën e 42-të. Antoine Griezmannit iu anulua një gol për pozitë jashtë loje para se superylli Lionel Messi të realizonte penallti në minutën e 69-të.

Fillimisht Messi shpërtheu nga mesi i fushës duke kaluar disa lojtarë. U faulua pasi hyri në zonë dhe kur po priste pasimin nga bashkëlojtari. Arbitri tregoi në pikën e bardhë. Penalltinë në gol e ktheu vet argjentinasi.