Fasule me speca, shije e parezistueshme

Se fasulen e përdorim shumë si popull, është më se e dijshme, shijen e tillë e kemi për qejfi pavarsisht fomave të gatimit, mirëpo po të provojmë ndonjëherë diçka të re edhe në të, do të ishte më e ngrohtë darka me familjen, transmeton ballkani.info

Perbersit:

1 kg speca të pjekur
500 gr fasule të bardha
2 qepë
3 thelpinj hudhre
2 lugë gjelle pure domatesh
vaj ulliri
kripë dhe piper i zi.

Pergatitja:

 

Fasulet ziejini në ujë si zakonisht derisa të zbuten.

Pastaj qepët e grira imët fërgojini në vaj ulliri.

Specat qërojini, largojuni farat dhe pritini në katrorë.

Në enën ku fërgohet qepa shtoni bashkë fasulen e zier dhe specat e grirë. Këtyre shtojuni edhe purenë e domates.

Shtojuni edhe pak ujë dhe lërini të ziejnë edhe gjysmë ore derisa të kombinohen shijet.

Ju befte mire!

/Ballkani/