“Faruku” shkurorëzohet edhe zyrtarisht me modelen turke

Ozcan Deniz dhe Feyza Aktan edhe zyrtarisht i kanë dhënë fund martesës së tyre njëvjeçare.

Dyshja e kinematografisë turke nuk kanë arritur të zgjedhin mosmarrëveshjet dhe i kanë vendosur që të vazhdojnë jetën të ndarë.

Çifti raportohet se tashmë ka përfunduar proceset gjyqësore, e cila zgjati 15 minuta në një gjykatë të Stambollit.

Aktori i serialit “Nusja nga Stambolli” dhe modelja kanë arritur marrëveshje që përkujdesjen ndaj djalit të tyre, Kuzey Deniz, i cili ka ardhur në jetë para tetë muajve.

Sipas detajeve të gazetës “2 Sayfa”, Feyza dhe Ozcan kanë nënshkruar protokollin se nuk do të flasim me mediat rreth shkurorëzimit dhe se nuk do të flasin keq për njëri-tjetrin.

Ndryshe, Feyza Aktan nuk i ka fshirë fotot me ish-bashkëshortin në llogaritë e rrjeteve sociale pas shkurorëzimit, por që shumë shpejt do të ndryshon edhe mbiemrin.