Faredin Halili që u vra sot nga i biri, për një kohë ishte afarist i suksesshëm në Dubai

Një ngjarje tragjike ka ndodhur sot në rrugën “Nazim Kokollari” në Prizren, ku 30-vjeçari Miran Halili ka therur me thikë babanë e tij, të cilin më pas e vrau.

Ballkani.info, mëson se viktima është 50 vjeçari Faredin Halili.

Faredin Halili ka qenë një afarist dhe për një kohë ka jetuar dhe vepruar në Dubai.

Njerëzit të cilët kanë njohur atë, janë dëshmitarë se Faredini ka qenjë njeri i urtë, i qetë dhe i drejtë./Ballkani.info/