Faqja që mbështetë Vjosa Osmanin: LDK nuk e jep mbretëreshën për kali

Një faqe e sapokrijuar në Facebook, në mbështetje të Vjosa Osmanit për kryeministre të Kosovës, po ironizon vazhdimisht me Albin Kurtin e Vetëvendosjes.

Përderisa LDK dhe VV nuk po arrijnë dot të lidhin koalicion shkaku i postit të kryeministrit, ka krah të qytetarëve që përkrahin njërin-kandidat, apo kandidatin tjetër.

LDK në vazhdimësi thotë se Vjosa Osmani do të jetë kandidate, edhe nëse ndodh koalicioni, ndërkohë që VV nuk do marrëveshje kësisoji.

Sot në mesnatë është afati i fundit për dorëzimin e koalicioneve parazgjedhore në KQZ, deri në kë kohë pritet të dihet nëse do të ketë përfundimisht koalicion mes këtyre dy partive.

loading…