Faqja islame që bëri thirrje kundër Ushtrisë së Kosovës e ka bazën në Shkup

Një faqe në Facebook, e quajtur “Thirrja Në Islam” ka bërë një postim skandaloz.

Kjo faqe në gjuhën shqipe ka postuar një fotografi ku shihet parakalimi i presidentit Hashim Thaçi para Ushtrisë së Kosovës.

Faqja në Facebook ka bërë thirrje që të luftohet Ushtria e Kosovës, duke e quajtur atë edhe si mike të shejtanit.

Faqja e ka lokacionin në qytetin e Shkupit, gjersa ka marrë shumë reagime të ashpra kundër postimit të fundit. /Ballkani.info/