Reagimet

Faqja islame në Facebook bën thirrje kundër Ushtrisë së Kosovës, merr reagime të ashpra

Një faqe në Facebook, e quajtur ”Thirrja Në Islam” ka bërë një postim skandaloz.

Kjo faqe në gjuhën shqipe ka postuar një fotografi ku shihet parakalmi i Presidentit Thaçi para FAK.

Faqja në Facebook ka bërë thirrje që të luftohet Ushtria e Kosovës, duke e quajtur atë edhe si mike të shejtanit.

Faqja e ka lokacionin në qytetin e Shkupit, gjersa ka marrë shumë reagime të ashpra kundër postimit të fundit. /Ballkani.info/