Fansja i kërkon të kthehet me Mimozën, reagon Seldi: Ti ke ik mi xhaxh

Seldi Qalliu dhe Mimoza ishin ndër ciftet më të komentuar vitin e kaluar. Ata shpallën fejesën dhe pas disa muajsh njoftuan se nuk janë më bashkë.

Kjo gjë mërziti fansat e tyre, të cilët ende kërkojnë bashkimin e Mimozës me Seldin. Është vënë re një koment nga një ndjekëse e këngëtarit në Instagram, e cila shpreh fjalë të mëdha për Mimozën duke kritikuar Seldin për ndarjen.

Nuk ka munguar replika e Seldit, i cili i shkruajti: “A ti ke ik mi xhaxh”.

Ndërkohë Seldi dhe Mimoza po vazhdojnë karrierën e tyre në muzikë. Pas ndarjes, u shprehën se gëzojnë ende respekt për njëri-tjetrin.