Fansja e ‘flaktë’ e Yll Limanit, i kushton libër këngëtarit

Yll Limani njihet si një nga këngëtaret më të dashur për publikun shqiptar.

Tani këngëtari numëron një numër të madh fansash dhe shpesh herë ai shpreh dashurinë e madhe që ka ndaj tyre.

Mirëpo, befasia më e veçantë për këngëtarin ndodhi kur një fanse i kishte kushtuar Yllit një libër.

“Shpirti i një artisti” mban titullin libri i realizuar .

Nuk vonoi shumë dhe erdhi edhe reagimi i këngëtarit në rrjetet sociale, ku u shpreh se ndjehet mjaft i lumtur dhe që ka rreth vetës fansa të tillë.

“Nuk kam mjaftueshëm faleminderit për të gjithë juve që më dhuroni dashuri & përkrahje çdo ditë. Kur e di që muzika ime sadopak iu inspiron, motivon, është gëzimi më i madh i jetës time”, shton më tej ai