Fansi tenton ta prekë në të pasmet në koncert, ja si i reagon Melinda

Melinda Ademi vazhdon të jetë një prej repereve të estradës më të kërkuara për koncertet e verës.

Duke qenë thuajse çdo natë në mbrëmje të ndryshme muzikore, nuk janë të pakta rastet kur mund të ketë ndonjë ndodhi interesante për t’u mbajtur në mend.

I tillë është gjesti që një fans i saj ka bërë në një nga mbrëmjet e saj muzikore të fundit.

Foto: Melinda Ademi/Instagram

Teksa po interpretonte këngën e saj “Pika pika”, dhe ishte kthyer mbrapa nga publiku, një fans ka tentuar ta prekë atë nga të pasmet.

Dhe në këtë moment, reperja mund të dëgjohet duke thënë “Mos më prek”, ndërsa largohet më pas pak nga audienca.

Videoja është shpërndarë nga një numër i madh faqesh të fansave të Melindës në Instagram, shumica prej të cilëve e kanë kritikuar gjestin e fansit në fjalë.

Melinda përndryshe ka qenë mjaft aktive këtë sezon edhe në muzikë, duke publikuar dy këngë, njërën solo :Qa din ti” dhe tjetrën “Ay Caramba” në bashkëpunim me Norën dhe Gjikon.