Një fans i fiksuar pas Bebe Rexhës nuk i ndahej asaj në momentin kur këngëtarja u afrua tek publiku.
Bebe Rexha mbrëmë ka performuar për herë të parë para fansave të saj në Brazil, ku u prit me shumë entuziazëm.
Këngëtarja u afrua në një moment tek publiku, për t’i përshëndetur nga afër, por ajo mezi u largua nga ai vend.
Një fans i fiksuar pas saj, nuk ia lëshonte duart këngëtares, ai e përqafon këngëtaren dhe i thotë pa ndalë se e do shumë.
Bebe habiti të gjithë duke u nisur në skenë bashkë me të me duar të kapura dhe i gjithë publiku brohoriste.
Në videon që e publikoi në Instagram, Bebe thotë se i do pafund fansat e saj dhe falënderoi Brazilin për pritjen e ngrohtë.







