Gllogjan

Familjarja e Gentës: Gjetja e vrasësit dhe dënimi meritor, do tu’a zbuste sado pak dhimbjen dhe vuajtjen e familjarëve

Në datën e 26 nëntorit, i tërë vendi është  trondit nga një vrasje makabër e cila ndodhi në Gllogjan të Deçanit, ku nga të shtënat në drejtim të një autobusi mbetën të vrarë tre persona, në mesin e tyre shoferi i autobusit dhe dy nxënës, si dhe i plagosur mbeti një nxënës tjetër.

Ndërsa, sot janë bërë një javë nga humbja e këtyre dy nxënësve, ku vrasja ende mbetet mister.

Përmes një postimi në Facebook, vajza e hallës së Gentës ka kërkuar nga organet e drejtësisë të zbardhet vrasja

Ajo ka shkruar se gjetja tij dhe dënimi meritor do t’a zbuste sado pak dhimbjen dhe vuajtjen e madhe që ndjejnë familjet Mustafaj e Hamzaj.