I mbijetuari i Masakrës së Izbicës, Milazim Thaçi, i cili është edhe familjarë i ish-presidentit, Hashim Thaçi, ka rrëfyer për njohjen dhe miqësinë që kanë me familjen e tij.
Ai tregoi në një intervistë për Lajmi.net, se tashmë prindërit e ish-presidentit janë në gjendje jo të mirë shëndetësore.
Ai u shpreh se ka frikë se prindërit e Thaçit do të ndërrojnë jetë dhe nuk do ta presin lirimin e djalit të tyre.
“Hashim Thaçin unë e kam kushëri, shkoj shpesh rri me babën e tij, janë plak ata pleqtë, mërzia i ka rrok, ajo halla rat u metë, baba po qohet sa me hi me dal, s’po dojnë me i prit deri t’na vjen. N’past drejtësi kanë me dalë tanë të pafajshëm”, tha ai.
Milazim Thaçi, tutje foli fjalë të mëdha për ish-presidentit, ku u shpreh se qysh si i ri ishte dëshmuar si një njeri i popullit.
“Hashimi e ka kry shkollën fillore në Turiqevc, gjimnazin në Skenderaj prej aty në fakultet në Prishtinë e tani ka shku në Zvicër në ma të mirën punë që ka pas historia shqiptare me formu Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, me Adem Jasharin me Kadri Veselin e me krejt qata që janë në burg atje, e kanë nis edhe deri qëtu jena ardh, veç se padrejtësi e madhe. Për gjykimin e për krejt ata tanë që janë aty, kjo është padrejtësi e madhe, në vend se me shku serbët se çka kanë ba ta edhe tokën e kanë kall, bukë, gratë na I kanë dhunu….”, tha ai për Lajmi.net







