Familjari i Enver Malokut bën thirrje të votohet Daut Haradinaj për të parin e Prishtinës

Kandidati i AAK-së për Asamble Komunale të Prishtinës, Nysret Maloku ka publikuar zotimet për zgjedhjet e 17 tetorit.

Nysret Maloku është familjar i Enver Malokut, aktivistit shembullor të LDK-së i vrarë në rrethana ende të pasqaruara, në janar të vitit 1999.

Maloku ka bërë thirrje që të votohet Daut Haradinaj, kandidati për kryetar të Prishtinës dhe ai vetë.

Ai ka shkruar se do të jetë zëri i halleve të qytetarëve.

Postimi i plotë:

Unë jam Nysret Maloku, kandidat nga lista e AAK për Kuvendin Komunal të Prishtinës, dhe zotimet e mia janë: Të jem zëri juaj në Kuvendin Komunal, në mënyrë që të gjejmë zgjidhjet me të mira, për hallet dhe nevojat tuaja.

Do të angazhohem që Komuna të jetë tërësisht në shërbim të qytetarit.

Do të angazhohem për transparencë dhe llogaridhënie të secilit zyrtar të komunë, ndaj qytetarit.Do të angazhohem që paraja publike, të shpenzohet drejtë dhe vetëm për interesin publik dhe të qytetarëve.Vota juaj për mua dhe AAK është shancë për një Prishtinë ku ne bashkëqeverisim.Voto

✅121Daut Haradinaj – Nysret Maloku nr- ✅28