Familjarët e viktimave në aksident do të mund të hyjnë në Bullgari pa dokument për COVID-19

Të gjithë familjarët e afërt të viktimave të aksidentit të rëndë do të lejohen të hyjnë në Republikën e Bullgarisë, pavarësisht nëse kanë dokumente lidhur me masat për mbrojtje nga pandemia me Covid-19.

“Autoritetet kufitare bullgare kanë vendosur të ndryshojnë protokollin për hyrjen në Republikën e Bullgarisë për COVID-19”, tha Qendra Kombëtare Koordinuese për Menaxhimin e Kufirit.

Një aksident tragjik ka ndodhur rreth orës 3 pas mesnate në Bullgari, ku mbetën të vdekur 46 persona, pasi një autobus që po kthehej nga Turqia për në Maqedoni të Veriut u përfshi nga flakët.

Sipas raportimit të mediave, në mesin e viktimave kanë qenë edhe 12 fëmijë, pesë prej tyre të mitur.

Në autobus besohet të kenë qenë 53 persona. Aksidenti ka ndodhur në autostradën Struma rreth 45 kilometra në perëndim të Sofjes, në orët e para të mëngjesit të së martës