Familjarët

Familjarët e të zhdukurve të zhgënjyer me institucionet

Dy djemtë e tij janë zhdukur me dhunë gjatë luftës së fundit në Kosovë dhe ai akoma nuk di asgjë për fatin e tyre.

Halil Sinan Ujkani rrëfen për mungesën e më të dashurve të tij.

Ai tregon se gruaja e tij ende pret që një ditë do t’i takojë djemtë e zhdukur.

E pikërisht për këtë çështje të enjten u diskutua në Komunën e Mitrovicës.

Por pavarësisht rëndësisë, zyrtarë nga Komisioni Qeveritar u vonuan për takimin që ishte paraparë të fillonte në ora 10:00

Në këtë takim të thirrur nga Qendra Burimore për Personat e Zhdukur, Përfaqësuesi i Shoqatës së Familjarëve të Personave të Pagjetur, Bajram Qerkini, akuzoi komisionin qeveritar për personat e
zhdukur se nuk po bëjnë mjaftueshëm për zbardhjen e fatit të të pagjeturve

Të pakënaqur me mungesën e prezencës se zyrtarëve të komisionit qeveritar ishin edhe familjarët e personave të zhdukur, të cilët kërkuan që diskutimet të bëheshin edhe pa prezencën e tyre.

Me vonesë erdhi edhe nënkryetari i komunës së Mitrovicës, Arian Tahiri, i cili përveç keqardhjes që shprehu për familjaret, nuk tha diçka konkrete ne lidhje me këtë temë.

Kanë kaluar mbi dy dekada nga mbarimi i luftës dhe familjet shqiptare janë ende në pritje për të kuptuar më shumë për më të dashurit e tyre.

VIDEO BONUS: Në kompleksi Kodra e UÇK-së në Ngucat ndizen flakadanët për Epopenë e UÇK-së, merr pjesë Muharremaj