Në përvjetorin e 20 të Betejës së Koshares u kujtuan të rënët e saj. Familjarë të të rënëve me lot në sy deklarojnë se institucionet nuk kanë bërë e as nuk po bëjnë asgjë.

Ndërkohë liderë institucionesh deklaruan se kujtojnë të gjithë të rënët e edhe masakrat që Serbia i ka kryer në Kosovë, madje folën edhe për ikjen e të rinjve.

Familjarë të dëshmorëve dhe shumë qytetarë nga vendi dhe rajoni kishin ardhur t’i kujtojnë të rënët në betejën me armikun serb në kufirin shqiptaro-shqiptar.

Sokol Çelaj me vaj në buzë kujton djalin e tij, Rifat Çelaj të rënë në betejën e Kosharës, por është i zhgënjyer me drejtuesit e institucioneve të shtetit që nuk kanë bërë sa duhet për familjet e dëshmorëve.Ndërsa, vëllai i komandantit Agim Ramadani, Jashar Ramadani ka folur në emër të familjes së dëshmorëve, i cili vlerësoi lartë veprën dhe kontributin e të gjithë të rënëve në Koshare.

Ramadani tha se është bërë realitet ëndrra e Agimit për themelimin e ushtrisë.E Bashkim Jasiqi dymbëdhjetë vjeçar, në këtë përvjetor i ka kushtuar një poezi xhaxhait të tij, Bashkim Jasiqi, dëshmor.