BBVA3

Familjarët e Ilnisës reagojnë ashpër ndaj ish-bashkëshortit të saj

Mbrëmjen e së shtunës, Ilnisa ka prezantuar linjën e jetës së saj, përmes së cilës i ka treguar më shumë publikut për veten e saj.

Në rrëfimin e saj, Ilnisa u shpreh vajzës i mungon figura e babait, pasi ajo nuk e ka takuar kurrë të atin, duke qenë se martesa e gazetares kishte zgjatur vetëm një vit.

Mirëpo pas kësaj deklarate, në rrjetet sociale kanë nisur të qarkullojnë disa foto ku vajza e Ilnisës, Anais shihet së bashku me babain e saj, duke hedhur kështu poshtë rrëfimin e Ilnisës, që i ati nuk e ka takuar kurrë vajzën e tij.

Pas reagimeve të shumta nga pëdoruesit e rrjeteve sociale, ka ardhur edhe një deklaratë nga familjarët e Ilnisës në lidhje me fotot që kanë nisur të qarkullojnë së fundmi.

“Nëse të njohësh prindin do të thotë vetëm dy foto deri në moshën 2-vjeçare dhe asgjë tjetër, asnjë kontakt, asnjë mbështetje, atëherë nuk paskemi kuptuar se çfarë është të jesh një prind“, shkruhet në një foto të postuar në profilin zyrtar të Ilnisës, ku shihet ajo së bashku me vajzën.