Familjarët e Grupit të Kumanovës shpresojnë për rigjykim të rastit

Gjashtë vjet më parë në lagjen e Trimave në Kumanovë të Maqedonisë së Veriut kanë mbetur të vrarë 18 persona prej tyre dhjetë ishin shqiptarë.

Aty u ballafaquan ish-pjesëtarë të luftërave çlirimtare në trojet shqiptare dhe policia maqedonase.

Për këtë ngjarje u gjykuan 37 persona. Shtatë prej tyre morën dënim të përjetshëm, 13 u dënuan me nga 40 vjet burgim, gjashtë me 20 dhe të tjerët me më pak.

Familjarët e të dënuarve shpresojnë që rasti të kthehet në rigjykim.