Në ditën kur po zhvillohet mbledhja e përbashkët e dy qeverive, asaj të Kosovës dhe Shqipërisë, një grup qytetarësh kanë protestuar para vendit ku po mbahet takimi, duke kërkuar drejtësi për pjesëtarët e Grupit të Kumanovës.

Qytetarë, familjarë, miq të pjesëtarëve të Grupit të Kumanovës, me pankartat “Gruevski iku përmes Shqipërisë, ku mbetën djemtë e grupit të Kumanovës”, kanë dalë sot në Pejë të shprehin pakënaqësitë e tyre për shkak të mbajtjes së familjarëve të tyre në burg.

Shyhrete Zekaj, nëna e Val Zekajt, i dënuar me burg të përjetshëm, kërkon drejtësi për djalin e saj.

Ndërsa, shoku i Val Zekajt, Driton Agusholli ka kërkuar sa më shpejt që qeveria të ndërmarrë masa.

Në grupin e qytetarëve të cilët kishin dalë për të kërkuar drejtësi ishte edhe Ismajl Qerimi, i cili për KosovaPress tha se dy qeveritë duhet ta respektojnë Kushtetutën.

Ndërkohë, në qytetin e Pejës është duke u mbajtur mbledhja e dy qeverive, për nënshkrimin e marrëveshjeve të përbashkëta të tyre, ku ndër më kryesorja pritet të jetë ajo e lehtësirave për doganat. /KosovaPress/