Mbrëmë ka vdekur Haxhi Thaçi, babai i ish-presidentit të Kosovës Hashim Thaçi.

Ai vdiq vetëm dy ditë pas vizitës së tij nga Haga.

Siç raporton KlanKosova nga Buroja e Skenderajt, vendi i hapjes së të pames është duke u bërë gati.

Ndërsa shumë familjarë dhe të afërm kanë filluar që nga orët e hershme të mëngjest të shkojnë për ngushëllime.