Familja pesë antarëshe në luftë për ekzistencë, kërkon ndihmën tuaj (FOTO)

Vetëm me 120 euro, familja Avdullahu nga Vranjevci i Prishtinës kalojnë muajin.

Kryefamiljari Naim Avdullahu, për Ballkani.info ka thënë se në këto ditë të ftohta dimëri familja e tij pesë antarëshe e kalon muajin vetëm me 120 euro të cilat i merr si asistencë sociale.

Avdullahu tha se ka kërkuar ndihmë edhe nga komuna e Prishtinës, por që nuk ka marrë ndonjë përgjigje për këtë gjë.
Përveç jetesës së vështirë, e cila për këtë familje është e pa përballueshme, Avdullahu ka probleme shëndetësore, ku siç tregon Avdullahu ai ka pasur tri ndërhyrje kirurgjike.

Si shkak i shëndetit të dobët ai nuk e gëzon të drejtën e punës.

Ai ka bërë apel të gjithë ata që kanë mundësi ta ndihmojnë sa do pak që është mundësia.

Të gjithë ata që dëshirojnë të i ndihmojnë mund të kontaktojnë në numrin:044459595