Familja mbretërore e Holandës në pazar si njerëz të thjeshtë

Mbretëresha Maxima e Holandës së bashku me burrin e saj mbretin Uillem-Alexander ishin parë dje në rrugët e Nju Jorkut.

Çifti mbretëror dukej sikur turistët e thjeshtë teksa ata bënë pazar nëpër dyqanet e këtij qyteti amerikan.

Mbreti ishte ai që i mbante thuajse të gjitha çantat derisa gruaja e tij zgjedhte se çfarë i pëlqente të blinin.

Çifti dukeshin shumë të lumtur derisa bënin ecjen e tyre nëpër rrugë dhe afër tyre nuk kishte asnjë pjesëtarë të sigurimit të familjes mbretërore.

Dyshja ndodhej në Nju Jork për një takim me Sekretarin Gjeneral të OKB’së, Antonio Gutierres.

loading…