Kardashian

Familja Kardashian uron Krishtlindjet me foto familjare, mungojnë disa nga anëtarët

Motrat Kardashian dhe Jenner janë bashkuar për të bërë fotografinë e Krishtlindjes.

Edhe këtë vit, ato kanë zgjedhur që të mbizotërojë ngjyra e bardhë, ku në qendër të vëmendjes të jenë fëmijët e familjes.

Por këtë vit ka mungesa. Mamaja Kris Jenner dhe motra që nuk ka fëmijë, Kendall Jenner nuk janë të pranishëm. Madje dhe bashkëshortët e Kim, Kylie dhe Khloe nuk ishin pjesë e kartolinës së këtij viti.

Kim Kardashian shpjegoi përse nuk ishin të gjithë me anë të një postimi në Twitter.

“Jemi munduar t’iu sjellim sa më shumë nga ne, por nuk mundëm të bashkoheshim të gjithë për shkak të planeve më të hershme të punës”, shkroi ajo.