Familja ikën nga Shqipëria, gjen strehë në Francë

Arjani dhe familja e tij u larguan nga Shqipëria për të jetuar në Francë.

Familja shqiptare shkoi në Francë në fillim të janarit të vitit 2015. Ajo u vendos në Meslay-du-Maine (Mayenne) dhe luftonin çdo ditë për një jetë më të mirë.

Arjani, 30 vjeç dhe bashkëshortja e tij, Hirushe, 26 vjeçe, janë romë shqiptarë. Ata lanë vendin e tyre, bashkë me fëmijën e tyre të parë Xhensila, e cila tani është 6 vjeç.

“Të jetosh në Shqipëri kur je rom është shumë e vështirë. Ka shumë racizëm”, janë shprehur çifti i bashkëshortëve.

Ata janë bërë prindër të dy fëmijëve të tjerë: Hadjar dhe Amélia. Dy të vegjlit e familjes kanë lindur në Francë. Tani shpresa e vetme për ta është që të integrohen dhe të jetojnë atje. Ata nuk dëshirojnë që të kthehen më në vendin e tyre.