Familja Gjokaj: Nuk dyshojmë tek Halimajt, ka qenë një përleshje e lehtë

Në media të ndryshme u raportua për një problem mes familjes Gjokaj dhe Kompanisë Halimaj, por këto janë hedhur poshtë, se Halimajt munden me pas gisht në rastin e Gllogjanit.

Familja Gjokaj nga Skivjani, konkretisht Hamdi Gjokaj, djali i axhës së Gani Gjokaj ka folur për Gazetën NewBorn dhe e ka hedhur poshtë akuzat se “Kompania Halimaj” qëndron prapa rastit në Gllogjan.

Hamdi Gjokaj thotë se apsolutisht asnjëherë nuk dyshojnë tek Halimajt “Unë kamë qenë dëshmitar pas një zenke të vogël, kemi shku tek Halimajt dhe jemi taku me ta. Unë i kam nu mes veti sepse kanë qenë edhe shokë, bile kemi pirë kafe bashkë me Halimajt” thote Hamdi Gkojakj, djali axhës së Ganiut.

Ndërkaq Hamdi Gjokaj thotë se sa i përket problemeve me autobusa gjithmonë kanë qenë çështje aty për aty dhe e kalushme/Gazeta NewBorn/