40 vjeçari
Familja e të vrarit në AKI planifikon ta paditë shtetin (VIDEO)
Agjencia e Kosovës për Inteligjencë vazhdon të mohojë ta ketë pasur Isa Sejdiun pjesë të stafit të saj.
Por, familja e 40 vjeçarit nga Vushtrria që u vra javë më parë, po këmbngulë në të kundërtën.
Ndërkohë, nëpërmjet avokatit Skender Musa po e bënë gati padinë me të cilën do të kërkohet edhe dëmshpërblim. Dhe atë diku një milionë euro.
Përmes postës elektronike, AKI i tha Klan Kosovës se qëndrojnë prapa komunikatës së datës 4 shtator, ku thuhet se vrasja nuk ka të bëjë asgjë me veprimtarinë e viktimës dhe të dyshuarit.
https://www.youtube.com/watch?v=i5y3u9dNIYM