Këto ishin fjalët lamtumirëse mbi varrin e gruas.
Por pak kohë pasi Naim Murseli vendosi këtë kurorë mbi varrin e Liridona Ademajt, ai u arrestua si i dyshuari për porositjen e vrasjes së saj.
E kur u intervistua nga Policia, Murseli pranoi qe qendron prapa aktit makaber.
“Televizioni ka trokitur në dyert e familjes Murseli këtë të shtunë, të njëjtit për shkak të gjendjes së rënduar emocionale i thanë televizionit se nuk mund të flasin para kamerave, megjithatë shihet se e pamjë në këtë familje është mbyllur që nga dita e djeshme”.
Por, vizitë familja Murseli patën nga Policia e Kosovës.
Këta të fundit bashkë me qendrën për Punë Sociale u gjenden aty për të vizituar fëmijët, te cilet, telivizionit iu tha, se po qëndrojnë në shtëpinë e Naim Murselit.
Ne anen tjeter, familja e viktimes, ajo Ademaj, tashme po kerkojne zhvarrosjen e saj.
“kena kërku zhvarrimin e Liridonës…”
Zhvarrimi i saj nga varrezat e fshatit Cërmjan, sipas familjarëve pritet të bëhet të hënën në bashkëpunim me organet e rendit.
E përpos kësaj, familja Ademaj i ka dergar edhe nje porosi familjes Murseli.
Televizioni vizitoi edhe shtëpinë e Granit Plavës i cili dyshohet se kreu vrasjen “me porosi”.
Dyert aty ishin të mbyllura dhe askush nuk u pa per ore te tera.
Kurse te qasshem ishin nga familja e te dyshuarit tjeter per perfshirje ne kete krim, Kushtrim Kokallajt, i cili është edhe pjesëtarë iForcës së Sigurisë së Kosovës.
Vellai i tij, Kanon Kokalla, që shërben në Policinë e Kosovës, thotë se ka fakte se Kushtrimi ishte në shtëpi gjatë kohës kur ka ndodhur tragjedia.
Policia e Kosovës përmes një komunikate me shkrim ka bere të ditur se është gjetur dhe konfiskuar një pistoletë me 19 fishekë dhe një veturë që janë përdorur në krimin e rëndë./T7
@ballkani.info “Mamin e harruam në veturë”, Vëllai i Liridonës tregon se çfarë thanë fëmijët e motrës pas ngjarjes tragjike #liridonaademaj #liridonamurseli #naimmurseli #kosovopolice #prishtina #shqip #shqiperia #kosova ♬ original sound – Ballkani.info







