Familja e Fadil Vokrrit në mbështetje të Thacit dhe Veselit

Djali i legjendës së ndjerë të futbollit Kosovar, Fadil Vokrrit, Gramoz Vokrri përmes një postimi në Facebook ka shprehur mbështetje për presidentin e Kosovës, Hashim Thacin dhe kryetarin e PDK-së, Kadri Veselin pas publikimit të deklaratës në lidhje me dorëzimin e aktakuzës nga Gjykata Speciale.

Vokrri ka shkruar se përkundër përkatësive politike, ngjyrave partiake apo individëve sot po cenohet shteti i Kosovës. “Çdo sukses i shtetit tonë u arrit mbi vullnetin, unitetin, sakrificën dhe solidaritetin.Përtej përkatësive politike, ngjyrave partiake apo individëve, sot po cenohët shteti jonë. Ashtu si në fushat e blerta, ku solidariteti ka qenë arma jonë më e fortë, le të jemi të tillë edhe karshi kësaj sfide për shtetin tonë”, ka shkruar Vokrri në Facebook.