Familja e Duas në pushime, këngëtarja larg tyre e ndjen mungesën

Këngëtarja Dua Lipa pas disa ditësh qëndrimi në Kosovë, u largua për në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku është duke vazhduar punën për projektet e reja muzikore.

Ndërkohë, anëtarët e tjerë të familjes që gjithashtu kanë qëndruar në Kosovë, këto ditë kanë nisur pushimet.

Babai i këngëtares, njëherësh frontmeni i grupit ODA, Dukagjin Lipa, ka publikuar së fundmi një imazh nga pushimet, ku ka etiketuar të gjithë anëtarët e tjerë të familjes.

Ndërkohë në po të njëjtin imazh, ai shkruan që po iu mungon vetëm Dua, kjo pasi prindërit, vëllai dhe motra e saj janë të gjithë bashkë.

E me të parë këtë, artisja Lipa rishpërndau postimin e babait të saj, duke shkruar “Më mungon familja shumë”.

Dua përndryshe është duke punuar për albumin e saj të dytë, i cili pritet të lansohet këtë vit, ndërsa është thënë gjithashtu se këngëtarja shqiptare po punon për kolonën zanore të filmit më të ri të James Bond.