Familja e Arbnora Dobrës falenderojnë organet e sigurisë

Zëdhënsja e Policisë së Kosovës Flora Ahmeti, sot konfirmoi lajmin se 22 vjeçarja nga Skenderaj, e cila ishte shpallur e zhdukur ditë më parë, është kthyer e sigurtë në familjen e saj.

Vëllau i Arbnorës, përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ka shfrytëzuar rastin që në emër të familjes Dobra të falenderojë të gjitha organet e sigurisë së Kosovës për punën e parreshtur në kerkimin e vajzës, transmeton ballkani.info.

Kujtojmë se vajza nga Skenderaj, ishte shpallur e zhdukur nga familja, ndërsa ditë më vonë i kishte lajmëruar se gjindej në Maqedoni.