Prindërit e Egzon Azemit nga Vitia po kërkojnë ndihmë financiare për shërimin e djalit të tyre pesëvjeçar për të cilin nuk është gjetur akoma diagnoza.
Babai i djalit, Isuf Azemi, tha për Klan Kosovën se djali i tij ka nevojë për shërim jashtë vendit, por kushtet ekonomike po ia pamundësojnë këtë.
Deri tani është mbledhur një shumë të konsiderueshme e të hollave, por familja Azemi kërkon ndihmë akoma pasi këto të holla nuk janë të mjaftueshme për shërimin e vogëlushit pesëvjeçar.
Ata që dëshirojnë të ndihmojnë për shërimin e Egzon Azemit mund ta bëjnë këtë përmes xhirollogarisë së mëposhtme:
Numri i llogarisë: XK051406000063264202
Emri i Bankës: Banka Ekonomike
SWIFT CODE: EKOMXKPRXXX

Apo edhe mund të kontaktojnë familjen në këta numra të telefonit: 045 313 321 dhe 046 151 220.
Klan Kosova ka raportuar muaj më parë për t’i ndihmuar Egzon Azemit, por akoma nuk janë mbledhur fondet e mjaftueshme për shërimin e tij jashtë vendit.







