Familja Arifaj i falë gjakun familjes Musolli, Ramush Haradinaj dhe Bekë Berisha lajmëtarët e kësaj vepre kombëtare

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj dhe deputeti i AAK-së, Bekë Berisha kanë qenë lajmëtarë të faljes së gjakut për familjen Musolli nga familja Arifaj.

Haradinaj është shprehur i lumtur që është bërë lajmëtarë i kësaj vepre kaq të madhe kombëtare sipas tij.

Mirënjohës për ta por sidomos për familjes Arifaj janë shprehur nga familja Arifaj.

Nga kjo familje kanë thënë se vetëm përmes pajtimit shqiptarët mund të ecin përpara dhe të jenë më të fortë.