Ish-konkurrenti i “Për’puthen”, Andi Artani, ka qenë së fundi pjesë e medieve rozë për shkak të deklaratës së tij të fundit.

Vajza më dinake dhe më fallco e programit sipas Andit ishte Ana Kauri ku kjo e fundit reagoi ashpër pas kësaj deklarate të tij.

“Njerëzve kur ja përplas të vërtetën në fytyrë nuk u vjen mirë e fillojnë e nxjerrin vrer nga goja. Turp”, shkroi ajo në reagimin e saj të fundit.

Ndryshe, Andi ka folur edhe për jetën e tij private teksa ka mohuar aludimet se është në lidhje me këngëtaren shqiptare, Diona Fonën.