Besimtarët myslimanë të Kosovës sot festojnë ditën e Kurban Bajramit. Tashmë ka përfunduar edhe ceremonia e faljes së namazit të Kurban Bajramit.

Gjatë ceremonisë së faljes së namazit, myftiu i Kosovës, Naim Tërnava ka treguar për mesazhin që sjell kjo festë të myslimanet.

“Kurban Bajrami na mëson se feja e jonë kërkon sakrificë jo vetë në aspektin materiale, por edhe në përpjekjet për të përmirësuar shoqërinë, për ta ruajtur atdheun, për ta forcuar familjen, për ta mbrojtur të ardhmen tonë. Sakrifica që kërkohet prej neve sot nuk është ajo e bejgamberit Ibrahim, por është sakrifica për të ruajtur moralin, kulturën, gjuhen dhe vetë ekzistencën tonë s komb”, ka thënë ai.

Më tej, ai ka kërkuar nga besimtarët që të mbrohet Kosova me vepra.

“Sot sakrifica është që t`i qëndrojmë afër familjes, t`i edukojmë fëmijët në frymën e drejtë kombëtare dhe fetare dhe të kontribuojmë për të ardhmen e vendit tonë. Ne duhet ta mbrojmë Kosovën jo vetëm me fjalë, por me vepra konkrete, njëra nder to është edhe forcimi dhe edukimi i familjes si bërthamë e shoqërisë”, është shprehur Tërnava.