‘Faleminderit Richard! Merri refugjatët në Hollywood me aeroplanin tënd dhe vendosi në vilat tuaja!’

Ylli i Hollivudit, Richard Gere, i ka bërë thirrje qeverisë italiane të ndihmojë migrantët të cilët kanë ngecur për më shumë se një javë në një anije bamirësie spanjolle, në detin e Mesdheut.

Qeveria italiane duhej të ndalojë “demonizimin e njerëzve”, tha aktori.

Gere të premten ka hipur në një anije e cila është bllokuar në ujërat italiane.

Zëvendëskryeministri i Italisë Matteo Salvini duke kritikuar tha se Gere duhet t’i marrë 160 migrantët në Hollywood.

Gere, i cili vizitoi anijen në shenjë mbështetjeje, u bashkua me një konferencë shtypi në ishullin italian të Lampedusas duke bërë thirrje që migrantët të lejohen të futën në shtet.

Ai bëri krahasim mes ministrit të Brendshëm të Italisë Salvinit i cili ka përsëritur përpjekjet për të bllokuar hyrjen e anijeve të migrantëve në Itali dhe presidentit amerikan Donald Trump, i cili është përballur me kritika të gjera për politikat e tij të emigracionit, transmeton BBC.

“Ne kemi problemet tona me refugjatët që vijnë nga Honduras, Salvador, Nikaragua, Meksikë … dhe është shumë e ngjashme me atë që po kaloni këtu”, tha ai, duke akuzuar politikanët si në Itali ashtu edhe në SHBA për demonizimin e migrantëve.

Nuk iu desh shumë Salvinit për t’u përgjigjur.

“Duke pasur parasysh që ky milioner bujar po shpreh shqetësimin për fatin e migrantëve, ne e falënderojmë atë: ai mund t’i marrë ata në Hollivud, me aeroplanin e tij privat, të gjithë njerëzit në bord dhe t’i vendos në vilat e tij. Faleminderit Richard!”, tha ai në një deklaratë.

loading…