Kryetari i Lipjanit Imri Ahmeti është duke lexuar këto ditë libra që këshillojnë se si të fitohen miqtë dhe pushteti.
Imri Ahmeti në intervistën profil për Ballkani.info thotë se “Arti për të fituar miq dhe pushtet” i Dale Carnegeit është libri që është duke e lexuar aktualisht.
Kafen e mëngjesit ish deputeti i LDK-së ka thënë se e pinë në shtëpi me bashkëshorten.
Imri Ahmeti ka lindur më 05.08.1964 dhe ngjyrë të preferuar ka të kaltrën nuance e të gjelbëres.
Ai thotë se vikendin e ka të zakonshëm dhe nuk ka preferenca të caktuara për ushqim. Preferon tradicionalet.
Vikendi- Ashtu i zakonshëm sikur edhe pjesa më e madhe e kosovarëve.
Kryetari i Lipjanit është adhurues i përcjelljes së futbollit, por vetë preferon të luaj volejboll. /Ballkani.info/







