Fakte interesante për Grenellin: Ka mposhtur kancerin, është besimtar dhe homoseksual

Richard Grenell është ambasador në Gjermani dhe i dërguar special i presidentit Donald Trump për dialogun Kosovë – Serbi. Së fundmi ka marrë detyrën e tretë nga Trumpi, si ushtrues detyre i shefit të të gjitha agjencive të inteligjencës amerikane.

Grenell tani është ndër njerëzit më të besueshëm të Presidentit Trump dhe zëri i Shtëpisë së Bardhë në Evropë.

Grenell është personi që ka shërbyer më së gjati si zëdhënës i Shteteve të Bashkuara në Kombet e Bashkuara (2001 – 2008), dhe gjatë kësaj kohe ai ka punuar për katër ambasadorë.

Për gati dy dekada ai ka shërbyer si këshilltar kryesor për komunikime për zyrtarët publikë në nivelin federal, shtetëror, lokal dhe ndërkombëtar, si dhe për kompanitë të ranguara në Fortune 200.

Historia personale e Richard Grenell është impresionuese: ka mposhtur  kancerin sëmundjen që shumë nuk mund ta kalojnë. Në llogaritë e rrjeteve të tij sociale, Grenell do që të gjithë të njihen me këtë sukës të tij në jetë. Ai e ka pjesë të biografisë së shkurtër në Tëitter shërimin nga kanceri.

Ai është zyrtari më i lartë amerikan që e ka pranuar haptas se është homoseksual. Ai është i martuar me Matt Lashley.

Grenell po ashtu ka cituar librin e shenjtë dhe ka përmendur besimin e tij në Zot.

“Besimi im i kishterë më mëson mua të mos gjykojë. Bibla ime më dëshmon se Zoti përdori të papërkryerën dhe njerëzit me të metat e tyre për të krijuar të mirën e jashtëzakonshme”, kishte shkuar para disa muajve Grenell.

Image result for grenell and his husband