FAKE NEWS! Deklarata e politikanit gjerman që u shpërnda në Kosovë, nuk ka ekzistuar asnjëherë

Në rrjet janë postuar shumë fjalët e Johann Wadephul, i cili është politikan gjerman që bënë pjesë në partinë CDU.

Në profilin në twitter të Wadephul nuk ekziston asnjë deklaratë për Kosovën me datë 8 janar 2021 siç u pretendua, shkruan Ballkani.info.

Në “deklaratë” ai thonte se Kosova nuk do të arrijë të lëvizë e lirë në Evropë derisa nuk largon nga pushteti partitë që udhëheqën që 20 vjet, e si e tillë u shpërnda më së shumti nga simpatizantët e VV-së, që nuk i godiste kjo “deklaratë”./Ballkani.info/