“Fajin e kanë gratë dhe seksi anal”, shokon me deklaratën prifti grek, tregon arsyen pse ekzistojnë homoseksualët

Një peshkop ka thënë se homose ksualiteti ekziston për shkak se transferohet në fetus kur një grua shtatzëne bën dhe kënaqet me seksin anal.

Peshkopi i bëri këto komente gjatë një fjalimi në qershor para disa njerëzve në Akaki, Qipro. Gjatë fjalimit të tij, peshkopi tha se Shën ‘Porfiros’ – një prift murg i lashtë – e përmendi këtë problem në shkrimet e tij.

Fjalimin e tij mund ta dëgjoni më poshtë:

Siç raportohet nga Cyprus Mail, peshkopi tha: “(Homos eksualiteti) Është një problem, i cili zakonisht transmetohet nga prindërit tek fëmijët”.

Ai shtoi se ky “transfer” i homose ksualitetit ndodh kur një çift bën seks përderisa gruaja është shtatzënë dhe seksi është “i panatyrshëm” – duke iu referuar seksit anal, transmeton Gazeta Express.

Peshkopi tha se kur gruaja kënaqet me seksin anal, “krijohet një dëshirë, e cila më pas transmetohet tek foshnja e palindur”. Videoja e publikuar në rrjete sociale, u bë virale me shumë njerëz që kritikuan peshkopin për komentet e tij.

loading…