Gjykata Speciale

Faik Imeri, vëllai i Haki Imerit të vrarë pasluftës thotë se po punojnë për zbardhjen e vrasjeve politike

Faik Imeri, ekspert i antiterrorizmit dhe vëlla i Haki Imerit i vrarë paslufte thotë se po punon për zbardhjen e vrasjeve politike në Kosovë.

Ai beson në punën e Gjykatës Speciale.

“Besoj plotësisht që do të korr fitore me këtë ritëm”, tha ai në Pressing.

“Punoj për zbardhjen e vrasjeve politike në Kosovë . Motivi im është personal, vrasja e vëllait’, theksoi ai.

Imeri mohon se do të jetë dëshmitar në këtë Gjykatë.

Gjykata Speciale vërtetë e ka bazën në dokumentin e Ahtisarit por është duke i trajtuar të gjitha vrasjet dhe me theks të veçantë janë duke u trajtuar vrasjet politike, Gjykata Special nuk e njollos por do të ndihmoj zbardhjen e luftës së UÇK’së”, tha ai.

Aktakuzat e para nuk e di kur do të konfirmohen por besoj shumë shpeshht do të kemi ndryshime interesante.