Faik Fazliu: Albin Kurti është në listat e veteranëve të luftës

Ish drejtuesi i Organizatës së Veteranëve të UÇK-së dhe invalidi i luftës, Faik Fazliu është pyetur sonte se a ndjen si bashkëluftëtarë kryeministri Albin Kurti.

Kjo pyetje i është bërë pas debatit të fundit në Kosovë nëse Kurti ka qenë ose jo pjesë e UÇK-së, shkruan Ballkani.info.

“Albin Kurti është në listën e veteranëve të luftës sikur të gjithë ata që janë shpall dhe nëse e konteston atë apo dikë tjetër, atëhërë është tjetër çështje. Dhe përderisa është në listat e veteranëve të luftës ai për mua është veteran i luftës”, ka thënë Fazliu në kanal10.