Fadil Nura zëvendëson Kadri Veselin në Kuvend

Fadil Nura është deputeti i radhës nga Partia Demokratike e Kosovës i cili do të zëvendësojë Kadri Veselin.

Nura, në zgjedhjet e 6 tetorit 2019 ka arritur të marrë 8,959 vota.

KQZ sot miratoi këtë rekomandim të Zyrës së Presidentit të Kosovës, për kandidatin e radhës për deputet të Kuvendit të Kosovës.