Në një intervistë me Ballkani.info zëvendësministri i Drejtësisë, Fadil Nura, njëherit sekretar i PDK-së dega në Skenderaj, ka folur për zbatueshmërinë e ligjeve në Kosovë, pastaj për rëndësin e rritjes së pagave të gjygjtarëve dhe prokurorëve.

Nura tutje thekson se Ministria e Drejtësisë i ka marrë masat dhe është në trend pozitiv në implementimin e të gjeturave dhe rekomandaimeve nga raporti i progresit.

Gjithashtu, tregon që në Kosovë sistemi i drejtësisë është duke funksionuar mirë sado që ka zëra që flasin për kapje të shtetit.

Ndërsa, sa i përket asaj nëse vendi shkon në zgjedhje të parakohshme, Nura thotë që PDK është e gatshme për t’i hyrë garës dhe se nuk ka vija të kuqe për asnjë subjekt politik.

Në vazhdim ju sjellim intervistën e plotë:

Ballkani.info: Sa po gjejnë zbatueshmëri ligjet në Kosovë?

Fadil Nura: Sa i përket zbatueshmërisë së legjislacionit në përgjithësi ne si Ministri e Drejtësisë, me marrjen e mandatit të ministrit z. Tahiri tani një vit është angazhuar në mënyrën permanente që t’ju sigurohet institucioneve  gjygjësore dhe institucioneve ligj-zbatuese t’ju sigurohet përkrahje edhe logjistike por edhe përkrahjen në paga siq ishte rasti në  rritjen  e pagave të gjygjësorit, gjë që vlerësoj ka ndikuar dhe ka një impakt pozitiv në zbatimin e ligjshmërisë në përgjithësi.

Politikat e Ministrisë së Drejtësisë, janë të fokusuara kryesisht në këtë drejtim edhe për faktin se kemi marrë si Ministri e Drejtësisë përsipër shumë projekte të rëndësishme, që ndikojnë direkt në këtë aspekt siq është p.sh., lansimi i projektit “Drejtësia 2020”, që është në funksion të këtij domeni d.m.th., të zbatimit të legjislacionit dhe ligjeve n’përgjithësi dhe rishikimi funksional i ligjit që është një projekt jashtëzakonisht serioz dhe i rëndësishëm me ç’rast do të nxjerret një vlerësim sa i përket zbatimit të ligjeve dhe problemeve që ndërlidhen me zbatimin e ligjeve qoftë tek ligjet që janë kolezion mes vete qoftë tek mekanizmat që i zbatojnë këto ligje, në mënyrë që ligjet të ndryshohen aty ku vërehet se ka problem me zbatimin e tij.

Ballkani.info: Si ka ndikuar rritja e pagave të gjygjësorit?

Fadil Nura: Ju e dini që pagat e gjygjësorit kanë ndodhur me ardhjen e ministrit Tahiri d.m.th., vitin e kaluar. Kjo ka ndikuar besoj jashtëzakonisht mirë dhe është mirëpritur tek institucionet gjygjësore dhe gjygjtarët e prokurorët. Se, realisht edhe prokurorët edhe gjygjtarët nuk do të kisha me thënë të diskriminuar por marrë parasysh volumin e punëve dhe përgjegjësive që kanë pas paga jo dinjitoze, kështu që me ardhjen e ministrit Tahiri dhe me angazhimin e tij dhe të Qeverisë të Republikës së Kosovës, e vlerësoj shumë pozitive rritjen e pagave të gjygjtarëve dhe porkurorëve. Para se gjithash, kjo ka një impakt jo vetëm në zbatimin e ligjeve por funksionimi dhe përkrahja e gjygjësorit dhe prokurorisë n’përgjithësi do të ndikon në gjygjësor dhe në prokurorit e paanshme të drejtë, efikase dhe do të jep një impakt të rëndësishëm në zhvillimin ekonomik dhe në krijimin e mundësive për investime të huaja.

Ballkani.info: Ministria e Drejtësisë,  a i ka arritur objektivat e implementimit në raportin e progresit?

Fadil Nura: Të gjeturat në raportin e progresit të vitit 2017, fushat në të cilat ka përgjegjësi Ministria e Drejtësisë, ne i kemi marrë masat dhe jemi në trend pozitiv në implementimin e të gjeturave dhe rekomandimeve nga raporti i progresit. Jemi ministria do të thosha, në kuadër të Qeverisë së Republikës së Kosovës, e para dhe e vetmja që në raportin e fundit që kemi raportuar kemi implementuar të gjitha rekomandimet që dalin nga rekomandimet e ERA-s dhe poashtu kemi ende punë për të bërë. Por, sa i përket planit të punës për këtë vit, e vlerësoj që Ministria e Drejtësisë ka arritur kënaqshëm objektivat në implementimin e raportit të progresit.

Ballkani.info: Sa po ndikon politika në sistemin e drejtësisë?

Fadil Nura: Realisht kjo tanimë është bërë një temë do të thoja tabu, në shoqërinë kosovare. Unë nuk mundem të mohoj që nuk mund të ketë ndikim politikës, me elemente të caktuara të institucioneve ligj-zbatueshme në këtë rast gjygjësorit dhe prokurorisë, por që unë besoj se sistemi i drejtësisë është duke funksionuar në masë të madhe mirë dhe paanshëm. Ministria e Drejtësisë, me politikat e saj është fuqishëm në përkrahje të një sistemi të pa ndikuar politik apo të pa ndikuar në kuptimin e grupeve të caktuara të interesit.

Ballkani.info: Cili është qëndrimi dhe opsioni i PDK-së kundrejt idesë së presidentit Hashim Thaçi, për korrigjim të kufijve?

Fadil Nura: Po ju e dini qëndrimin e PDK-së, këtë e ka bërë të qartë edhe kryetari i partisë Kadri Veseli, dhe unë nuk jam kompetent që të flas në emër të PDK-së, edhepse jam sekretar i degës në Skenderaj, por në vlerësimet e mija, unë besoj që presidenti i vendit ka një përvojë politike të negocimit, në kuptimin e raporteve ndërkombëtare, e njeh këtë fushë jashtëzakonisht mirë, ka përvojë prej paralufte, gjatë luftës dhe pas luftës. Dhe, vlerësoj se momentumi në të cilin jemi është vlerësimi i imi personal, unë besoj se është e rëndësishme që të kemi një marrëveshje përfundimtare obligative, në kuptimin e zbatueshmërisë ndërmjet dy shteteve, në mënyrë që të ecim në drejtim të BE-së.

Ballkani.info: T’i kthehemi punës së Kuvendit të Kosovës. Si i komentoni zhvillimet e fundit në Kuvendin e Kosovës?

Fadil Nura: Realisht shfrytëzoj rastin edhe t’ju bëj thirrje të gjithë deputetëve, të cilët pavarësisht bindjeve politike që të bëhen bashkë, aty ku është interesi i shtetit, e në këtë drejtim vlerësoj se janë një sërë ligjesh të cilat Ministria e Drejtësisë është sponsorizuese e tyre e që lidhet direkt me zbatimin e masave që kërkohen në raportin e progresit. D.m.th., janë një sërë ligjesh që ne i kemi procedu, që ndikojnë direkt në luftimin e krimit dhe korrupsionit, siq janë; ndryshimi i kodit penal, ndryshimi i procedurës penale, ligji për sinjalizes dhe një sërë ligjesh tjera që unë e vlerësoj që janë vitale për shtetitn dhe për shoqërinë kosovare. Prandaj, unë e shoh tek deputetët një masë joserioziteti në drejtim të kësaj. Unë, i kuptoj edhe mendimet ndryshe të subjekteve të caktuara politike por që kur është e rëndësishme dhe kur është e arsyeshme që ligjet e caktuara të procedohen edhe të kalojnë, unë besoj që nganjëherë duhet t’i lëjmë anash edhe inatet politike dhe të ecim përpara.

Ballkani.info: A mendoni që PDK-ja është e gatshme të shkojë në zgjedhje të parakohshme?

Fadil Nura: PDK-ja është gjithmonë e gatshme, unë nuk e di nëse një parti është më e organizuar, në kuptimin e shtrirjes në gjithë territorin e Republikës së Kosovës. Ka strukturat mirë të organizuara pavarësisht se, ne jemi në proces të brendshëm zgjedhor dhe PDK-ja është si gjithmonë  e gatshme për çdo rast, që kërkohet të hyjmë në zgjedhje.

Ballkani.info: Me cilin subjekt politik mund të ju shohim në koalicion, në rast se shkohet në zgjedhje të parakohshme?

Fadil Nura: Partia Demokratike e Kosovës, kryetari Veseli dhe lidershipi i saj asnjëherë deri më tani, nuk kanë vë vija të kuqe për asnjë subjekt politik. Çdo subjekt politik që në programin e saj parasheh përafrime ose gjejnë konsensus politik për koalicion, PDK-ja është e gatshme gjithmonë d.m.th., nuk ka vija të kuqe për asnjë subjekt politik.

Ballkani.info: D.m.th., PDK nuk ka vija të kuqe as për VV-në?

Fadil Nura: Nuk kemi vija të kuqe as për Vetëvendosjen, as për PSD-në  d.m.th., me çdo subjekt që është i regjistruar si parti, ne jemi të hapur për koalicione.

Intervistoi: Mihane Hoxha/Ballkani.info/