Kryetar i Sindikatës së Pavarur të RTK-së, Fadil Hoxha, përmes një shkrimi në Facebook ka thënë se ushtruesi i detyrës, gjeneral i RTK-së, Shkumbin Ahmetxhekaj ende pa e pritur vendimin e gjykatës e ka tërhequr ankesën e RTK-së në gjykatën e apelit, ndaj ushtruesit të detyrës zv. drejtorit gjeneral, Arsim Halilit.
“Ud. drejtori gjeneral i RTK-së, Shkumbin Ahmetxhekaj, duke mos e pritur vendimin përfundimtar të gjykatës e ka tërhequr ankesën e RTK-së në gjykatën e apelit, ndaj ud.zv. drejtorit gjeneral, Arsim Halili”, ka shkruar Hoxha.
E si pasojë e kësaj kjo i ka shkaktuar humbje të mëdha Televizionit të RTK-së, para të cila këto i kanë shkuar Arsim Halitit, të cilin vetëm tri ditë pasi ia ka tërhequr padinë, Ahmetxhekaj e ka emëruar ushtrues të detyrës, zv. drejtor gjeneral.
“Me ketë rast, RTK-së ia ka shkaktuar 9328 euro humbje të cilat paskan shkuar ne kuletën e vartësit të tij Arsim Halili, të cilin vetëm tri ditë pasi ia ka tërhequr padinë e ka emëruar ud.zv. drejtor gjeneral”, ka thënë Hoxha.
Tutje ai ka thënë se Ahmetxhakaj po mburret me këtë dukë thënë se ka arritur marreveshje me zëvënësin.ud. drejtorin Halili që paratë t’ia japë në kohën kur RTK është në një situatë më të mirë financiare.
“Madje ud.drejtori Ahmetxhekaj mburret duke thëne se ka arritur marrëveshje me zv.ud. drejtorin Halili që paratë t’ia jap në kohën kur RTK është në një situatë më të mirë financiare”, shkruan Fadil Hoxha.
Ai madje ka thënë se RTK po rrëshqet nga një klan në një klan tjetër dhe se kjo është një thikë pas shpine për Bordin e ri të drejtorëve, e që me këtë skandal dje ka nisur takimi me Bordin.
“Kjo është ajo që po e potencoj vazhdimisht se RTK po rrëshqet prej një klani në një klan tjetër. Kjo është thikë pas shpine për Bordin e ri te drejtorëve. Me ketë skandal dje e kemi nisur takimin me Bordin”, përfundon Hoxha.








